Jevtiq: Serbët në Kosovë, përkrahës të mëdhenj të Vuçiqit

Jevtiq: Serbët në Kosovë, përkrahës të mëdhenj të Vuçiqit

Ministri për Kthim e Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, ka deklaruar se serbët e Kosovës do ta përkrahin Aleksandar Vuçiqin për kryetar të Serbisë duke shtuar se kësaj radhe përkrahja do të jetë edhe më e madhe se sa në zgjedhjet e shkuara parlamentare.

“Jam i sigurt se serbët në Kosovë me përqindje edhe më të madhe sesa në zgjedhjet e fundit parlamentare, do ta përkrahin Vuçiqin për kryetar të Serbisë”, ka thënë Jevtiq për televizionin Palma plus.

Sipas fjalëve të tij, përkrahja do të jetë mesazh i qartë i serbëve të Kosovës dhe përkrahje për politikën e Vuçiqit.

“Kjo do të jetë përkrahje e rrugës në të cilën aktualisht gjendet Serbia e ajo është rruga e përparimit dhe e zhvillimit në çdo kuptim”, ka thënë ai. /Insajderi.com