Jevtiq: Mushtishti tregoi se serbët nuk janë të mirëseardhur

Jevtiq: Mushtishti tregoi se serbët nuk janë të mirëseardhur

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq ka thënë se protesta në Mushtisht është një mesazh se serbët nuk janë të mirëpritur nga banorët e atjeshëm.

“Përsëri si në Gjakovë, dikush përdorë të njëjtën recetë që në këtë mënyrë dërgojnë një mesazh se serbët nuk janë të mirëseardhur”, tha Jevtiq, i cili së bashku me serbët do të duhej të marrin pjesë në përkujtimin e Tempullit për të festuar themelimin e kishës së demoluar të “Virgjëreshës së Shenjtë”, në Mushtisht, afër Suharekës, njofton B92.

“Në vend se sot lajmi të jetë që të zhvendosurit të jenë të lirë që të festojnë festën e tyre, lajmi është se shqiptarët lokalë parandaluan këta njerëz që të vijnë për një ditë”, tha ministri Jevtiq,

Gjithashtu ai ka shtuar se “në zemër të Evropës në shekullin e 21 nuk lejohen që njerëzit të lëvizin lirshëm dhe ne të komentojnë se si policia e bënë punën e tyre… Sistemi është duke bërë punën e saj, dhe nuk duhet të lejojë për të bërë gjëra të tilla si kjo”, ka thënë Jevtiq./Insajderi.com