Jevtiq: Fëmijët serbë në Kosovë duhet ta mësojnë gjuhën shqipe

Jevtiq: Fëmijët serbë në Kosovë duhet ta mësojnë gjuhën shqipe

Serbët dhe shqiptarët duhet të ndërtuar besimin reciprok dhe fëmijët serbë në Kosovë duhet të mësojnë gjuhën shqipe, ka thënë ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, njofton Klan Kosova.

Kjo, ka deklaruar Jevtiq, duhet të bëhet që të mundësohet komunikim më i mirë në mes komuniteteve në të ardhmen.

“Njohja e gjuhës shqipe është e nevojshme për komunitetin serb. Shumica e shqiptarëve, brezi i mesëm dhe më të vjetër e di serbishten, gjë që nuk vlen edhe për popullatën serbe, dhe kjo duhet të ndryshojë”, tha Jevtiq.

“Mendoj se çështja e gjuhës është e një rëndësie jetike për këtë për të ndërtuar besimin”.

Ai thotë se përvoja e tij profesionale dhe personale i ka mësuar atij që gjithmonë të vendosë jetën e njerëzve të zakonshëm përpara politikës.