A jetojmë në një Matriks? Verdiktin e jep Shkenca

A jetojmë në një Matriks? Verdiktin e jep Shkenca

Një studim i bazuar në teorinë kuantike konfirmon se shkencërisht është e pamundur që Universi të jetë një simulim informatik.

Çfarë është reale? A është kështu bota si e perceptojmë? A mundet realiteti të jetë vetëm një simulim kompiuteri? Me pak fjalë a jetojmë në një Matriks?

E pamundur. Sipas teorisë kuantike realiteti nuk mund të jetë perfekt i simuluar, nëse kihet parasysh kompleksiteti kuantik. Kjo teori konfirmohet teorikisht nga një ekip shkencëtarësh të Universitetit të Oksfordit. Është e pamundur të krijosh një simulim informatik të botës ku jetojmë. Matriks është një realitet teknologjik i simuluar nga kompiutera super të fuqishëm.

Sipas këtij studimi të publikuar në “Science Advances”, një kompiuter që të përmbajë gjithë Universin me madhësinë, kompleksitetin dhe manifestimet e tij nuk mund të ndërtohet. Kjo teori u bë e njohur në vitin 1999 në filmin me protagonist  Keanu Reeves dhe duket se do të mbetet vetëm në film.

Matriksi është i pamundur sepse kompiuterat kuantikë modelojnë vetëm një numër të kufizuar objektesh. Fizikantët Zohar Ringel dhe Dmitry Kovrizhin nga Universiteti i Oksfordit dhe ai i Izraelit arritën në këtë përfundim pas një prove simulimi të një dukurie kuantike që ndodh në metalet dhe provuan që ky simulim ishte i pamundur për një arsye parimore.

Fuqia e llogaritjes së nevojshme për të simuluar Universin deri në nivel kuantik do të kërkonte një memorie të ndërtuar nga më shumë atome sesa ka në vetë Universin. Me fjalë të tjera për shkak të thellësisë së kompleksitetit të dukurisë kuantike, simulimi i Universit ashtu siç e kuptojmë sot është plotësisht i pazgjithshëm. Për çdo qelizë ekstra do të duhej të dyfishohej numri i procesorëve, memoria, elektriciteti etj, pra super kompiuteri.

Kjo detyrë është e pamundur sepse Universi kuantik duket se nuk ka limit. Nuk ka mënyrë që algoritmi informatik të mund t’i japë kuptim çregullsive që ndodhin në nivel kuantik. Për të qenë më konkretë, këto rezultate nuk tregojnë se Universi nuk mund të jetë një simulim informatik,  por nuk mund të jetë një simulim i egzekutuar nga çfarëdolloj sistemi informatik i krijuar nga njeriu deri më tani.