Jetoi 17 vjet me gypin në bark që e harruan doktorët gjatë operacionit

Jetoi 17 vjet me gypin në bark që e harruan doktorët gjatë operacionit

Një ruse ka jetuar gati dy dekada me një tub në barkun e saj, të cilin mjekët e harruan gjatë operacionit.

50-vjeçarja, emri i të cilës nuk është bërë i ditur, ishte bërë operacion në vitin 2000 dhe gypi ishte i dizajnuar që ta ushqente gjatë kujdesit intensiv.

Por mediat ruse raportojnë se doktorët kanë harruar ta largojnë gypin nga barku i saj dhe disi nuk ka shkaktuar asnjë simptomë.

Gabimi i doktorëve është zbuluar në Ulan-Ude afër kufirit me Mongolinë. 50-vjeçarja ishte duke e bërë një kontroll të zakonshme, transmeton Sibnet.