Jeta primitive e fisit Suri në Etiopi

31.03.2017 22:41
Jeta primitive e fisit Suri në Etiopi

Në këtë fis të veçuar Etiopian, anëtarët e tij kalojnë nëpër rituale me dhimbje ekstreme.

Në këtë fis si gratë edhe burrat kalojnë rituale të dhimbshme. Një nga ritualet e grave është vendosja e një pjate në buzën e poshtme, si simbol i bukurisë. Por gjithashtu ato zbukurohen duke vendosur gjemba nën lëkurë.

Ndërkohë që burrat duhet të presin veten për të lënë shenja në trup, për çdo rival që ata kanë vrarë.

Fotografi Mario Gerth, ka vizituar këtë fis të veçuar nga pjesa tjetër e botës dhe fotografuar disa prej anëtarëve dhe riteve të saj.