Jeta e sheikut Mansour: klube futbolli, jahte të frikshëm, makina dhe vila

Jeta e sheikut Mansour: klube futbolli, jahte të frikshëm, makina dhe vila

Prej vitesh, Manchester City ndërhyn në mënyrë të tmerrshme në merkato. Ky fakt bën që të gjithë, natyrshëm të pyesin pse klubi anglez mund të shpenzojë kaq shumë dhe si bën që të zotërojë kaq shumë likuiditet fondesh. “The Sun” bën transparencë mbi këtë çështje, duke u thelluar në profilin e pronarit të klubit anglez, sheikut, Manṣūr bin Zāyed Āl Nahyān, i njohur thjeshtë si Mansour. Të pabesueshme pronësitë e të pasurit pronar të City, i njohur në fushën naftës.

Imazh i ngjashëm

Nuk është vetë klubi i “Ethiad” që ndodhet në pronësi të Mansour. Sheiku ka blerë gjithashtu edhe Melbourne F.C. në vitin 2014, klub australian, dhe është pronar i Al Jazira, kundërshtarit të ditës së mërkurë të Real Madrid, në gjysmëfinalen e Botërorit për klube. Mansour është gjithashtu pronar i Ney York F.C. që nga maji i vitit 2013, kur drejtuesit e Manchester City vendosën të themelojnë një klub të metropolit të amerikan.

Rezultate imazhesh për ferrari mansour

Jahti i sheikut Mansour është absolutisht monstruoz, për nga madhësia është i pesti në botë. I quajtur Topaz, është i gjatë 146 metra dhe i lartë plot tetë kate. Por fakti edhe më i jashtëzakonshëm është që sarbratori i barkës mban plot 730 000 litra benzinë, me vlerë të karburantit rreth 433 000 euro dhe me një proces që zgjat 5 orë të mira! Vlera e Jahtit është rreth 400 milionë euro, shkruan telesport.

Mansur është gjithashtu pronar i 5% të Ferrarit, që kur implementoi idenë e Formula Uno në Emiratet Arabe. Mansur për më tepër zotëron edhe 9.1% të Daimler AG, pronar i Mercedes. Të jesh anëtar i familjes mbretërore të Abu Dhabi të jep padyshim disa privilegje, mes të cilëve, të zotërosh pallatin personal. “Pallati Emirates” ka 394 dhoma, mes të cilave 92 suita dhe 22 suita rezidenciale, të lara në flori.