Aktorja e njohur e Hollywoodit, Jessica Alba, ka bërë të ditur se është duke pritur edhe fëmijën e tretë.

<" />

Jessica Alba pret fëmijën e tretë

Jessica Alba pret fëmijën e tretë

Aktorja e njohur e Hollywoodit, Jessica Alba, ka bërë të ditur se është duke pritur edhe fëmijën e tretë.

Alba ka bërë të ditur se është shtatzënë përmes postimit të një fotografie në faqen e saj zyrtare në Instagram.

Në fotografinë e publikuar, ku aktorja bëri të ditur lajmin, shihet vajza e saj më e vjetër duke mbajtur balonën në formë të numrit një, vajza e dytë mban balonin me numrin dy, ndërsa Jessica Alba në njërën dorë mban balonën numër tre dhe me dorën tjetër prek stomakun e fryer.

Jessica Alba është e njohur për rolet në serinë televizive Dark Angel dhe filmin Sin City.