Jessen-Petersen shpreh ngushëllime për vdekjen e Rexhepit

Jessen-Petersen shpreh ngushëllime për vdekjen e Rexhepit

Ish i Dërguari Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jessen-Petersen, ka shprehur ngushëllime Qeverisë së Kosovës dhe familjes Rexhepi për vdekjen e ish-kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Përmes një telegram dërguar kryeministrit Isa Mustafa, Jessen-Petersen ka shkruar se “Bajrami ishte kryeministri i parë me të cilin kam punuar si përfaqësues special në Kosovë. Kam kujtime të mira gjatë punës me një njeri dhe politikan aq të mirë, të përkushtuar dhe dashamirës”.

“Vdekja e tij është humbje për Kosovën, për familjen dhe miqtë e tij. Dëshiroj t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, përmes jush, për Qeverinë dhe popullin e Kosovës si dhe për Familjen Rexhepi”

përmes një telegrami dërguar kryeministrit Isa Mustafa i ka shprehur ngushëllime Qeverisë, popullit të Kosovës dhe Familjes Rexhepi, për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi”, ka shkruar Jessen-Petersen.

Bajram Rexhepi ka vdekur të hënën, në një spital në Turqi, nga një sëmundje e rëndë. /Insajderi.com