Jerome Boateng: Messi, Neymar dhe Ronaldo janë të paparashikueshëm

Jerome Boateng: Messi, Neymar dhe Ronaldo janë të paparashikueshëm

Neymar, Messi dhe Ronaldo janë shumë të vështirë për tu parashikuar, në lëvizjet që ata bëjnë. Kështu ka deklaruar mbrojtësi i Bayernit, Jerome Boateng, gjatë një rrëfimi rreth karrierës së tij, për sajtin “theplayerstribune.com”, raporton Insajderi.

“Secili sulmues në botë ka një mënyrë të veçante sesi lëviz. Por, kur luan ndaj më të mirëve nuk ka plan sekret se si të ndalen ata.

Nuk mund t’i parashikosh. Për shembull, Ronaldo është shumë i vështirë pasi ai gjuan mirë me të dyja këmbët, çka e bënë atë të paparashikueshëm”, deklaroi Boateng.

Mbrojtësi i Bayernit ka treguar se në fillim të karrierës ka qenë një sulmues krahu për tu shndërruar më pastaj në mbrojtës qendre.

Boateng ka deklaruar se deri në moshën 14 vjeqare kishte qenë një sulmues krahu, dhe se kjo e ka ndihmuar të bëhet njëri nga mbrojtësit më të mirë të Gjermanisë.

“Kur trajneri më tha se do të duhesh të luash në mbrojtje, thash me vete ‘pse jo?’, unë kisha luajtur për 6 vite si sulmues dhe i dija manovrat apo lëvizjet që ata do bënin. Kjo përvojë më ndihmon edhe sot e kësaj dite”, deklaroi kampioni i botës me Gjermaninë.