Jeremiq: Vuçiq do t’i japë Kosovës karrige në OKB

Jeremiq: Vuçiq do t’i japë Kosovës karrige në OKB

Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Vuk Jeremiq, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ndërmend që shumë shpejt Prishtinës t’ia dorëzojë karrigen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në mënyrë që Perëndimi t’ia lejojë mbetjen në pushtet.

“Ai së shpejti do t’ia mundësojë Kosovës karrigen në Kombet e Bashkuara”, ka thënë Jeremiq.

“Vuçiq këtë ua ka premtuar të huajve pasi ka bërë shumë koncesione, para së gjithash rreth krimit të organizuar, shpëlarjes së parave dhe tregtinë me armë. Ai duhet ta bëjë këtë për të mbetur në pushtet”, është shprehur ai./raporton Tv Nasha.

Jeremiq mendon se Vuçiq në Berlin e ka dhënë betimin e vet se do ta nënshkruajë marrëveshjen gjithëpërfshirëse e cila Kosovës do t’i mundësojë anëtarësimin në OKB./Insajderi.com