Jeremiq: Veriu i Kosovës është në duar të bandave kriminale

Jeremiq: Veriu i Kosovës është në duar të bandave kriminale

Kandidati për president të Serbisë, Vuk Jeremiq ka thënë se veriu i Kosovës kontrollohet nga banda kriminale, derisa ka thënë se në atë pjesë të Kosovës nuk funksionin as ligji.

Në një intervistë me agjencinë serbe të lajmeve Beta, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë ka deklaruar se institucionet e serbëve në veri të Kosovës kontrollohen nga bandat kriminale.

“Kjo më së miri ilustrohet me faktin e situatës së sotme në veri të Kosovës, vend pa ligj. Ku institucionet serbe janë krejtësisht të ndotura dhe kontrollin e kanë marrë njësitet paramilitare të bandave kriminale,” tha Jeremiq, njofton Insajderi.

I pyetur se si planifikon të mbrojë serbët që jetojnë në Kosovë, Jeremiq tha që do ta bënte përmes angazhimit diplomatik dhe motivimit në mënyra tjera se këto që janë në funksion në Serbi, tek të cilat, sipas tij, serbët e Kosovës nuk janë të interesuar.

Jeremiq gjithashtu ka shtuar se nëse fiton në zgjedhjet presidenciale, nuk do të lejojë që bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojnë në drejtimin që janë duke shkuar. /Insajderi.com