“SHBA-ja s’i la Vuçiqin e Thaçin të këmbejnë territore”

“SHBA-ja s’i la Vuçiqin e Thaçin të këmbejnë territore”

Kryetari i Partisë Popullore në Serbi (Narodna stranka) Vuk Jeremiq, ka deklaruar sot se kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ai i Kosovës Hashim Thaçi janë marrë vesh për këmbim territoresh, por kjo dështoi pasi aktorë të jashtëm, para së gjithash SHBA-ja, kanë kumtuar se ndryshimet e kufijve janë të papranueshëm edhe me pëlqimin dy palëve, transmeton Koha.net.

Jeremiq në intervistën për “Vreme” të Beogradit ka thënë se Vuçiq e Thaçi janë takuar më 13 mars në Paris e pastaj në javën pasuese në Nju – Jork që ishte edhe përgatitje për takimin e tyre të përbashkët me Federica Mogherinin më 23 mars në Bruksel.

Sipas fjalëve të Jeremeqit, Vuçiq ka shfaqur gatishmërinë të nënshkruajë marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë e Kosovës, e cila Kosovës praktikisht do t’ia mundësonte Kosovës ulësen në OKB, porse kishte vlerësuar se për këmbim duhej të fitonte diçka më shumë .

Gjëja e fundit për të cilën Vuçiq ishte marrë vesh me Thaçin, sipas Jeremiqit, ka qenë inskenimi i arrestimit të Marko Gjuriqit në veri të Kosovës.