Jeremiq nga Peja bën fushatë për zgjedhjet në Serbi

Jeremiq nga Peja bën fushatë për zgjedhjet në Serbi

Njëri nga lobuesit më të mëdhenj kundër pavarësisë së Kosovës, ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, ka bërë sot një vizitë në Kosovë.

Sipas burimeve të B92, Jeremiq ka qenë në Patriarkanë e Pejës ku është takuar me Abbess Haritina, nga ku ka bërë thirrje të gjithë serbëve të jenë të bashkuar në interesat kombëtare.

Insajderi ka tentuar të marrë një koment nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

Jeremic nesër do të vazhdoj fushatën e tij në Çaçak në konventën parazgjedhore që do të mbahen në sallën e sporteve.

Edhe kryeministri Aleksandar Vuciq ka paralajmëruar se do të vijë në Kosovë për të bërë fushatë për zgjedhjet presidenciale./Insajderi.com
40976023858b968b9cff1a530244075_v4_big 31342302158b968ba863ee598813220_v4_big