I jepet lamtumira e fundit pilotit Visar Begaj

Sot në Banjë të Malishevë është bërë varrimi i të ndjerit Visar Begaj, pilotit shqiptar që ndërroi jetë pas një aksidenti me aeroplan privat në afërsi të Shkupit.

I jepet lamtumira e fundit pilotit Visar Begaj

Ai vdiq së bashku me 4 bashkëpunëtorë italianë, të cilët po vinin në Kosovë me mision të investimit për një shkollë të aviacionit në qytetin e Istogut.

Aeroplani ka qenë i drejtuar nga Françesko Motagner i cili njëherë ka qenë edhe presidenti  i klubit të aviacionit në Trevizo. Familjarët thonë se ata rregullisht ndaleshin në Shkup për karburantë pasi që kerozina e përshtatshme për aeroplanin “Pajper” nuk shitet në Prishtinë. /Insajderi.com