Jep dorëheqje ministri i jashtëm francez, Laurent Fabius

Jep dorëheqje ministri i jashtëm francez, Laurent Fabius

Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Laurent Fabius ka deklaruar se do të largohet nga zyra e tij.

Socialisti 69 vjeçar u ka thënë reporterëve se ka marrë pjesë në takimin e fundit me kabinetin e tij ditën e mërkurë, raporton BBC.

Fabius i cili shërbeu si kryeministër i Francës në vitet e 80-ta, shihej si një arkitekt që do të riparonte politikën e jashtme të Francës nën qeverisjen e Francois Hollande.

Ai ishte propozuar nga Hollande për të drejtuar Gjykatën Kushtetuese të Francës, e cila i siguron faturat në përputhje me kushtetutën, raporton Insajderi

Ndërkaq, Fabius gjatë konferencës së sotshme me gazetarët nuk ka dhënë ndonjë arsyetim për këtë dorëheqje të menjëhershme, sikurse edhe nuk dihet se kush do ta zëvendësojë atë.

Nën drejtimin e tij të ministrisë së jashtme, Franca ka marrë pjesë në luftën me militantët në Mali dhe ka marrë pjesë në kampanjën bombarduese kundër ‘Shtetit Islamik’- ISIS  në Siri dhe Irak./Insajderi.com