Jep dorëheqje kryetari i komunës së Preshevës

Jep dorëheqje kryetari i komunës së Preshevës

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi ka dhënë të premten dorëheqje nga ky post, të cilën e ka arsyetuar me ndërprerjen e koalicionit me partinë e Lëvizjes për Veprim Demokratik të Riza Halimit.

Arifi ka akuzuar Halimin se nuk ka respektuar parimet e marrëveshjes së koalicionit, në bazë të të cilit ai ishte bërë kryetar i Komunës së Preshevës.

Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi sot ka mbajt një konferencë për medie, duke akuzuar kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik Riza Halimin.

Nga ana tjetër, APN ka dalë me një deklaratë për medie ku ka dhënë edhe sqarimet për disa nga akuzat e lëshuara nga PVD ditë më parë.

“Situata politike e krijuar së fundmi, e shkaktuar nga ana e partnerit koalicionar përmes deklaratës qesharake dhe amatoreske të lëshuara nga PVD, deklaratë e cila po tentohet të përdoret për të mbuluar tradhtinë dhe dinakërinë e këtij subjekti politik në aspektin e koalicionit, është e dëmshme dhe e nxitur nga apetite të pastërta për korrupsion dhe keqpërdorime financiare, të cilat kanë qenë të ndaluara gjatë qeverisjes nga APN”, thuhet në këtë deklaratë./Insajderi.com