Jep dorëheqje Kryeministri slloven

Jep dorëheqje Kryeministri slloven

Kryeministri i Sllovenisë Miro Cerar, pas mbledhjes së sotme të jashtëzakonshme të kabinetit të tij, ka vendosur të japë dorëheqje.

Vendimin do t’ia kumtojë nesër kryetarit të Sllovenisë Borut Pahor, transmeton Koha.net.Dorëheqjen e ka dhënë, për shkak të vendimit të Gjykatës Supreme që ta anulojë referendumin për ndërtimin e korridorit të dytë hekurudhor nga Kopri deri në Divaçe.

“U mbush kupa, projekti i hekurudhës mori goditjen e re. Në këto zhvillime nuk dua të marr pjesë” ka thënë Cerar, përcjell Delo.

Cerar ka theksuar se funksionin e kryeministrit do ta ushtrojë deri në zgjidhjen e kryetarit të re të Qeverisë.