“Më jep 7 mijë euro ose t’i publikova fotot nudo”

“Më jep 7 mijë euro ose t’i publikova fotot nudo”

Një 17-vjeçare është shantazhuar nga një djalë vetëm 1 vit më i madh se ajo: T’i dorëzonte atij 7 mijë euro ose ndryshe do t’i publikoheshin fotot e saj intime. Ngjarja ka ndodhur në Lezhë, ku dje, Policia arriti ta arrestonte në flagrancë 18-vjeçarin Kristian N. banor i qytetit.

Policia e Lezhës tha se Kristian N. dyshohet se ka kanosur me anë të mesazheve telefonike një shtetase të mitur 17 vjeçare, për t’i marrë shumën prej 7000 eurove duke e shantazhuar se do t’i publikonte në rrjete sociale fotografi intime.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale ” Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë ” parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.