Jennifer Hudson dhe Brie Larson do ti shpallin nominimet për Oscars

Jennifer Hudson dhe Brie Larson do ti shpallin nominimet për Oscars

Dy aktoret fituese të çmimit Oscar, Brie Larson dhe Jennifer Hudson, këtë vit do të jenë nikoqiret e shpalljes së nominimeve për çmimet prestigjioze Oscars.

Me 24 janar, të dy aktoret do të shpallin nominimet në 24 kategori, ndërsa për herë të parë nominimet do të shpallen në Good Morning America dhe në Oscars.org

Krahas aktoreve do të jenë edhe Jason Reitman, Ken Watanabe dhe Emmanuel “Chivo” Lubezki.

Ceremonia e Oscars këtë vit mbahet me 26 shkurt dhe moderohet nga Jimmy Kimmel.