“Jemi me fat që kemi Messin”

“Jemi me fat që kemi Messin”

Pas zyrtarizimit të kontratës së tij Leo Messi, duke nënshkruar kontratën e re që do ta mbajë të lidhur me Barcelonën deri në vitin 2021.

Argjentinasi ka nënshkruar një kontratë të re 4 vjeçare me Barcelonën, pas disa muajsh spekulime rreth së ardhmes së argjentinasit në “Camp Nou”.

Presidenti, Josep Maria Bartomeu, e konsideron vetën me fat si dhe gjithë atë që e rrethojnë Messin.

“Jemi me fat që e kemi Messin. Do të vazhdojmë të shijojmë lojën e lojtarit më të mirë në histori të futbollit”, ka thënë Bartomeu pasi 30 vjeçari nënshkroi kontratën e re.

Mesi debutoi për Barcelonën 4,788 ditë me parë. Ai ka luajtur 602 ndeshje, duke shënuar 523 gola. Messi deri më tani ka fituar 30 trofe me Barcelonën.