“Jemi bij kurvash të zotë” – mënyra e Zidane për t’i motivuar lojtarët [video]

“Jemi bij kurvash të zotë” – mënyra e Zidane për t’i motivuar lojtarët [video]

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidane, ka gjetur një mënyrë shumë interesante për të motivuar lojtarët e tij para ndeshjes së Superkupës së Europës kundër Manchester United, e cila do të luhet sot në mbrëmje në Shkup.

Zidane, siç raporton mediumi spanjoll AS, ka përdorur fjalë të rënda për t’i motivuar futbollistët e tij, shkruan Insajderi.

“Jemi mirë. Ta kemi të qartë, fizikisht jemi bij k…! Çdo gjë mbetet në anën mendore. Duhet të luajmë lojën tonë pa e komplikuar, sepse përfundimi është gjithnjë i njëjtë”, u tha francezi lojtarëve gjatë fjalimit të mbajtur në stërvitjen e fundit në Shkup.

https://vid.me/nnzJr