“Java e gruas 2018” nis nga Kuvendi

“Java e gruas 2018” nis nga Kuvendi

Në Kuvendin e Kosovës sot fillon “Java e gruas 2018” e organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), me mbështetjen e USAID-it.

Ngjarja fillon prej orës 11:00 ku hapjen do ta bëjë kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe drejtori i NDI-së në Kosovë, Alexander Chavarria.

Java e Gruas është ngjarje kombëtare që mbledhë 130 pjesëmarrës në baza ndërpartiake dhe ndëretnike, përfshirë përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias si dhe nga akademia.

Java e Gruas synon të bëjë bashkë gra dhe burra nga Kosova për të diskutuar çështjet me rëndësi për qytetarët, duke ofruar mundësi rrjetëzimi si dhe të zhvillojë më tutje shkathtësitë e tyre si liderë të ardhshëm.

Në vijim është agjenda e plotë:

Dita 1: Hapja e Javës së Gruas 2018: Gati për qeverisje të përgjegjshme

E hënë, 19 mars 2018

Lokacioni: Kuvendi i Kosovës, salla e mbledhjeve plenare

10:00 – 11:00 Regjistrimi i pjesëmarrësve

11:00 – 11:10 Video Java e Gruas 2017

11:10 – 11:20   Hapja e Programit

  • Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit të Kosovës
  • Alexander Chavarria, Drejtor i Institutit Kombëtar Demokratik në Kosovë

11:20 – 11:40 Fjalët hyrëse

  • Mexhide Mjaku Topalli, Deputete e Kuvendit të Kosovës/ Kryesuese e Grupit të Grave Deputete
  • Colleen Hyland, e Ngarkuar me Detyrë e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë

11:40 – 11:55 Fjalimi kryesor

  • Gresa Caka, Gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese

11:55 – 13:45 Diskutim në Panel: Integriteti i Partive Politike si vlerë themelore për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie

11:45 – 12:20 Diskutim në panel

  • Gretchen Birkle, Zëvendëse e Zv. Administratorit të USAID për Evropë dhe Euroazi
  • Vjosa Osmani, Deputete e Kuvendit të Kosovës/Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike
  • Memli Krasniqi, Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së/ Nënkryetar i PDK-së
  • Emilija Redžepi, Deputete e Kuvendit të Kosovës/ Kryetare e NDS-së
  • Ardian Gjini, Kryetar i Komunës së Gjakovës/ Nënkryetar i AAK-së

Moderator: Agon Maliqi, Bashkëthemelues dhe Redaktor, Bllogu Sbunker

12:20 – 13:30 Diskutim i hapur me audiencën