Januzaj takohet me Mourinhon – arrihet një vendim

Januzaj takohet me Mourinhon – arrihet një vendim

Adnan Januzaj dëshiron të largohet nga Manchester United këtë afat kalimtar, pasi nuk e ka të garantuar vendin në formacionin e skuadrës së Mourinhos.

Siç ka mësuar Daily Mail, Januzaj pati një takim me trajnerin portugez Jose Mourinho, me të cilin diskutoi mbi të ardhmën e tij. Mourinho i dha të drejtë kosovarit të kërkoi një klub të ri ku mund të luante rregullisht.

Janzuaj ka një kontratë me djajtë e kuq deri në vitin 2018, dhe pritet të largohet si huazim, raporton Insajderi.

Milani dhe Sunderlandi janë dy skuadrat që janë përfolur më së shumti për një interesim ndaj kosovarit 21-vjeçar. /Insajderi.com