Januzaj ndër tre lojtarët më të mirë në La Liga [Foto]

Januzaj ndër tre lojtarët më të mirë në La Liga [Foto]

Adnan Januzaj është në mesin e tre futbollistëve më të mirë të muajit.

Mesfushori ksoovar, Adnan Januzaj, është ndër tre më të mirët në Spanjë për muajin nëntor, shkruan Insajderi.

Ylli i Real Sociedad është zgjedhur në mesin e tre më të mirëve nga La Liga, së bashku me Rodrigon e Valencias dhe Iago Aspas të Celta Vigos.

Januzaj ka shënuar dy gola në nëntë paraqitje në La Liga me Sociedadin. /Insajderi