Januzaj i kundërpërgjigjet kritikëve: Do përmirësohem, jam ende 22 vjeç

Januzaj i kundërpërgjigjet kritikëve: Do përmirësohem, jam ende 22 vjeç

Mesfushori me origjinë shqiptare i Sunderlandit, Adnan Januzaj, ka reaguar kundër kritikëve në një prononcim për një media angleze.

I huazuar nga Manchester United për të fituar eksperiencë, ai po kalon një periudhë të ngjashme të vështirë si një vit më parë te Borussia e Dortmundit, ku në 19 ndeshje nuk ka arritur ende të gjejë rrugën e rrjetës.

“Ka qënë e vështirë për mua sepse nuk është e lehtë të kalosh nga Mançesteri te Sandërlendi. Thjesht duhet ta bëja këtë lëvizje dhe do të mësoj prej saj sepse jam vetëm 22 vjeç. Njerëzit kujtojnë se jam 26 apo 27, por jam vetëm 22. E di që presin më shumë nga unë, por duhet të shohin lojën time në kompleks”, ka thënë ai.

“Nuk duhet të harrojmë që loja e Sandërlendit është shumë mbrojtëse dhe nuk të jep shumë mundësi për të gjetur golin. Nuk e di ku do luaj në sezonin e ardhshëm, por di që kur të largohem nga këtu do të jem i lumtur sepse kam mësuar dhe vazhdoj të mësoj shumë gjëra që do të më bëjnë më të fortë”, ka thënë Januzaj.