Januzaj ironik: Golin e parë do t’ia dedikoj Van Gaal

Januzaj ironik: Golin e parë do t’ia dedikoj Van Gaal

Është transferuar te Real Sociedadi për të lënë pas momentet e vështira në karrierë dhe për të treguar sesa vlen. Adnan Januzaj kërkon të rikthehet ai i dikurshmi te skuadra baske pasi te Manchester United nuk arriti të spikaste asnjëherë.

Fajtor për këtë sipas lojtarit me origjinë shqiptare është ish trajneri i Djajëve të Kuq, Louis Van Gaal i cili nuk i dha asnjëherë mundësinë për të shfaqur talentin e tij.

Kjo është një nga arsyet që Januzaj në një intervistë të fundit ka theksuar se golin e parë që do të realizojë me fanellën e Real Sociedadit do tia dedikojë  trajnerit holandez.

Një deklaratë ironike kjo e  Januzajt i cili ka nënvizuar se raportet e tij me Van Gaal kanë qenë shumë të këqija.