Janet Jackson thërret policinë t’ia kontrollojnë djalin njëvjeçar

Janet Jackson thërret policinë t’ia kontrollojnë djalin njëvjeçar

Janet Jackson ka thirre policinë në lidhje me djalin e saj njëvjeçar.

Ajo ka kërkuar nga policia që të shikojnë gjendjen e djaloshit Eissa, i cili ishte duke kaluar vikendin me babin e tij, ish bashkëshortin e Janet.

Wissam Al Manha dhe i biri i tij ishin në Nobu, ndërsa nuk kishte asgjë të pazakontë në këtë dalje.

Policia ka kërkuar nga ish çifti që të zgjidhin problemet e tyre në mënyrë të civilizuar, e të mos e përziejnë policinë çdo herë.

Nga policia gjithashtu kanë bërë të ditur se Janet ishte e brengosur nëse Wissam po përdorte droga në prani të djalit të tyre.