Deputetët e VV-së po vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim

Deputetët e VV-së po vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët janë arrestuar gjatë ditës së djeshme vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim, përkundër qarkullimit të disa lajmeve se Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu janë liruar.

Avokati i deputetëve, Tomë Gashi, ka konfirmuar për Insajderin se tre klientët e tij po vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim.

“Unë askujt nuk i kam thanë se janë liruar unë vetëm kam deklaruar se ekziston mundësia që Gjykata e Apelit ta ndërroj vendimin që t’i lirojë deputetët nga paraburgimi sepse sipas mendimit tim masa e paraburgimit është e panevojshme, apo eventualisht masën e paraburgimit ta ndërrojë me një masë më të lehtë”.

“Unë nuk kam marrë kurrfarë vendimi dhe nuk i kam konfirmuar askujt që janë liruar, vetëm kam thënë që mundet ndaj tyre të mirët një masë më e lehtë”, ka thënë Gash.

Kurti, Haxhiu dhe Kadaj-Bujupi, janë arrestuar gjatë ditës së djeshme, me urdhër të gjykatës për shkak se tre deputetët nuk kishin marrë pjesë në seancën ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë për përdorim të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës./Insajderi.com