James Rodriguez drejt Manchester Unitedit

25.02.2016 21:28
James Rodriguez drejt Manchester Unitedit

Manchester United po interesohet edhe për mesfushorin James Rodriguez, i cili nuk po kalon një situatë të mirë në Madrid.

Zinedine Zidane nuk është shumë i kënaqur me paraqitjet e James Rodriguezit, duke e vendosur atë në listën e lojtarëve që do të largohen gjatë afatit kalimtar të verës, njoftojnë mediet spanjolle, raporton Insajderi.

James u transferua në Real para dy edicioneve për 80 milionë euro nga Monaco, ndërsa mund të shitet gjatë kësaj vere për të njëjtin çmim.

Skuadra më e interesuar për të është Manchester United, skuadër kjo që po shikon të përforcohet për edicionin e ri. James thuhet se pëlqehet edhe nga Jose Mourinho, që pritet të zëvendësoj trajnerin holandez Louis van Gaal, në fund të këtij edicioni.