James Rodriguez dëshiron të qëndrojë tek Reali

James Rodriguez dëshiron të qëndrojë tek Reali

James Rodriguez ishte titullar në fitoren 3-0 të Realit të Madridit ndaj Sevilla, në Kupën e Mbretit. Kolumbiani shënoi madje dy gola disa javë pasi tha se do të mendohej për të ardhmen e tij në klubin spanjoll.

Pas ndeshjes, fjalët e James përpara mediave ishin krejtësisht ndryshe.

“Do të qëndroj, do të qëndroj. Sigurisht që të gjithë duam të luajmë më shumë, të gjithë kalojmë situata të vështira, por jemi në një vit të ri dhe do të nis një jetë të re këtu”, tha kolumbiani.

Ndërsa trajneri i Realit, Zinedine Zidane, e konsideroi Jamesin si një lojtar të rëndësishëm për skuadrën.

“Zhvilloi një ndeshje të mirë, punoi shumë dhe shënoi dy herë. Është i rëndësishëm, ashtu si të tjerët”, deklaroi francezi.