James Blunt tregon “mësimin” që mori nga lufta e Kosovës

James Blunt tregon “mësimin” që mori nga lufta e Kosovës

Këngëtari britanik James Blunt ka thënë se koha e tij si ushtar i KFOR-it gjatë luftës së Kosovës në vitet 1998-99, e ka ndihmuar atë në jetë.

Blunt  ka folur për kohën e tij të kaluar në Kosovë në një intervistë me revistën gjermane Thueringer-allgemeine.

43-vjeçari britanik thotë se nga lufta në Kosovë ka mësuar se sa e rëndësishme është për të që të jetojë në një shtet që ka siguri, siç është Mbretëria e Bashkuar, shkruan Insajderi.

“Që nga atëherë, e di sa me fat që jam dhe sa me fat jemi ne që jetojmë në shtete që janë të sigurta në përgjithësi”, ka thënë Blunt.

James Blunt pritet të publikojë albumin e tij të ri, të titulluar “The Afterlove”, këtë të premte. /Insajderi.com