“Jam mes votimit për izolimin familjar dhe izolimit të qytetarëve të Kosovës”

“Jam mes votimit për izolimin familjar dhe izolimit të qytetarëve të Kosovës”

Ramiz Kelmendi, deputeti i LDK-së i cili ka dy ditë që deklaron se nuk mund të votoj demarkacionin pasi që është kërcënuar familja, dhe të cilit u raportua se iu vështirësua gjendja pas gazit lotsjellës ka treguar veprimin e tij në vazhdimin e seancës.

Tha se tash është më mirë me shëndet dhe sa i përket votës deklaron se është para një dileme për izolimin familjar apo izolimin e qytetarëve.

“Do të shohim se si do të votoj, jam para një dileme të madhe mes të një izolimi personal/familjar dhe izolimit të qytetarëve të Kosovës. Të shohim qysh po shkon. Unë banoj në mesin e Rugovasve, jam i kërcënuar. Nuk kam frikë për vete po për familjarët”.

“Do t`i numëroj votat nëse janë 79 do të votoj për, ne rast se janë 80 vota unë do të abstenoj”, tha Kelmendi.