“Jam keqkuptuar dhe keqinterpretuar” – shfajësimi i Muhaxherit sipas avokatit të Haradinajt

“Jam keqkuptuar dhe keqinterpretuar” – shfajësimi i Muhaxherit sipas avokatit të Haradinajt

Avokati i kryeministrit Ramush Haradinaj i cili po e përfaqëson në rastin e padisë kundër kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se ky i fundit po mundohet të shfajësohet me deklarata që nuk qëndrojnë

“I padituri, z. Muhaxheri, në përgjigje në padi pohon se, po e parafrazoj: “është keqkuptuar dhe keqinterpretuar”. Kjo natyrisht është një tentativë e pasuksesshme për t’u shfajësuar”, ka thënë për Insajderin avokati Koci.

Sipas avokatit Koci, bazuar në deklaratat e Muhaxherit, i bie që gazeta prestigjioze Der Standard paska shpifur dhe fyer.

“A po i bjen, sipas z.Muhaxheri, se një gazetë prestigjioze si Der Standard, paska shpifur dhe fyer? Der Standard po merret me punë të tilla? Pse pra z. Muhaxheri nuk i ka dërguar një demant apo përgënjeshtrim kësaj gazete të njohur”, ka shtuar ai.

“Z. Haradinaj këtë çështje ia ka lënë drejtësisë, dhe çdoherë që bëhen shpifje të tilla, nuk do të hezitoj të parashtroj padi”, ka thënë tutje avokati Koci./Insajderi.com