Jakupi zotohet për përmirësimin e qytetarëve të Kamenicës

Jakupi zotohet për përmirësimin e qytetarëve të Kamenicës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shpalosur programin qeverisës për komunën e Kamenicës, ku qytetarëve u është premtuar zhvillim ekonomik, përfshirë bujqësinë, turizmin dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Kryeministri i Kosovës, njëherit kryetar i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se subjekti që ai e drejton ka një lidhje të kamotshme me Kamenicën, ndërsa theksoi se bashkë me Faton Jakupin do të zhvillojnë edhe këtë trevë të harruar nga qeverisjet e kaluara

Kandidati i AAK-së për kryetar të Kamenicës, Faton Jakupi ka thënë se nëse zgjidhet kryetar, fitues do të jenë qytetarët, të cilët do të shijojnë të mirat e mirëqeverisjes.

E kjo mirëqeverisje e premtuar, sipas tij nuk mund të realizohet pa mbështetjen e qytetarëve, program përmes së cilit synohet zhvillimi ekonomik dhe i gjithë sferave të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.