Jakupi shpalos prioritetet për Komunën e Kamenicës

Jakupi shpalos prioritetet për Komunën e Kamenicës

Faton Jakupi shpalosi prioritetet për Komunën e Kamenicës Kandidati i AAK-së për kryetar të  Kamenicës. Jakupi në “Debat pernime”, ka shpalosur programin e tij për komunën, shkruan rtv21.tv

Ai ka thënë se programi i tij më shumë fokusohet te uji, kanalizimet, infrastrukturë e zhvillim ekonomik.

“Zhvillimin ekonomik e fokusojmë më së shumti në blegtori dhe bujqësi ku duhet të iu rregullohet infrastruktura dhe të bëhet subvencionimi i tyre, pikë kryesore kemi vendgrumbullin e fermerëve.”, ka thënë Jakupi.

Ai ka shtuar se rëndësi do t’i kushtohet edhe arsimit, ku synohet të riorganizohen drejtimet në shkollën profesionale .

“Kamenica është e pasur me minerale dhe miniera duhet të fokusohen drejtime përkatëse për të vetmen arsye… në rast që kemi investitor të jashtit Kamenica përveç burimeve e kapaciteteve që i ka duhet të ofrojë edhe burimet njerëzore për realizminin e këtyre projekteve.”, ka deklaruar Faton Jakupi.

Ai ka premtuar edhe  depolitizimin e shkollave si dhe investimet në infrastrukturën e tyre.