Jakup Krasniqi u takua me njeriun që thoshte se vinte nga “shkolla e UDB-së”

Jakup Krasniqi u takua me njeriun që thoshte se vinte nga “shkolla e UDB-së”

Kur gjatë përgjimeve të aferës “Dosja e Shefave” Jakup Krasniqi kishte dëgjuar emrin e tij të përfolej nga protagonisti kryesor i kësaj aferë, Adem Grabovci dhe anëtarë të tjerë të Partisë Demokratike të Kosovës, ai kishte filluar akuzat ndaj PDK-së.

Edhe pse Grabovci e kishte sharë dhe kërcënuar privatisht Jakup Krasniqin në bisedat telefonike që më pas u publikuan në “Dosjen e Shefave”, Krasniqi i ishte kundërpërgigjur me akuza të rënda publike PDK-së.

Në një intervistë me “Tribuna Channel” të realizuar në dhjetor të vitit të kaluar, Jakup Krasniqi teksa fliste për PDK-në, e quante këtë parti “shkollë të UDB-së serbe”.

“Kjo është realisht një shkollë që duhet ta quajmë shkolla Pronto dhe e cila mund të krahasohet me politikën e Gebelsit, Stalinit, Tankoviqit dhe Millosheviqit. Dhe sigurisht është një shkollë e UDB-së”, kishte thënë Krasniqi.

E sot kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s gjeti kohë të takohej me njërin nga njerëzit e klanit të njohur “Pronto”, Adem Grabovcin.

Krasniqi dhe Grabovci u takuan sot në Durrës të Shqipërisë.

“Takimi ka qenë sa i rastësishëm aq edhe i shkurtër. Takimi pra nuk kishte ishte për çështje politike e as me përmbajtje politike”, ka thënë Krasniqi, rreth takimit me Grabovcin.

E në “Dosjen e Shefave”, Adem Grabovci bashkë me shokët e tij e fyenin Jakup Krasniqin.

Madje Adem Grabovci, i cili u takua sot në Durrës me kryetarin e Këshillit Kombëtar të NISMA-s Jakup Krasniqi, në skandalin e përgjimeve “Dosja e Shefave” në bisedë me kryetarin e Komunës së Skënderajt Sami Lushtaku, e kishin sharë me nënë Jakup Krasniqin.

Në serinë e 14-të të “Dosjes së Shefave”, Sami Lushtaku teksa bisedon në telefon me Grabovcin, e shan me nënë Jakup Krasniqin.

Pjesë nga seria e përgjimeve të 14-të të “Dosjes së Shefave”:

Grabovci: Kryetari u çu e dul, jo tha bon

Lushtaku: Cili? Cili? E… ja qifsha nanën.

Grabovci: Jakupi.

Lushtaku: O ja qifsha nanën e nanës, po qeni që po bahet, po pse s’po ja qini nanën me rrxu a çka u bo.

Grabovci: Jo vallain veç për mos me na u bo skandal, se po vallain…

Lushtaku: O vallain, pa t’ja qi nanën.

Grabovci: Osht ka e lyp, hiç hiç lerg s’e ka.

Lushtaku: Pasha zotin, pa t’ja kallxu venin, nuk e kisha lanë bash me pas kanë ai i biri i Adem Jasharit, hëë…