Jakup Krasniqi sqaron takimin me Grabovcin në Durrës

Jakup Krasniqi sqaron takimin me Grabovcin në Durrës

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi pretendon se takimi që zhvilloi sot me deputetin e PDK-së Adem Grabovci në Durrës, nuk kishte të bënte me politikë.

Kransiqi, në një prononcim për Lajmi.net, ka mohuar të ketë kërkuar përkrahje nga Grabovci për rrëzimin e qeverisë. Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s ka thënë se takimi ka ndodhur rastësisht. raporton Insajderi.

“Takimi ka qenë sa i rastësishëm aq edhe i shkurtër. Takimi pra nuk kishte ishte për çështje politike e as me përmbajtje politike”, ka thënë Krasniqi.

Në takimin ndërmjet Grabovcit e Krasniqit ka qenë i pranishëm edhe deputeti i NISMA-s, Haxhi Shala. /Insajderi.com