Jahjaga do të mbajë fjalim në Beograd për gratë e dhunuara

Jahjaga do të mbajë fjalim në Beograd për gratë e dhunuara

Presidentja e parë femër në Kosovë, Atifete Jahjaga do të vizitoj Beogradin javën që vjen. Ajo do të marrë pjesë në festivalin tradicional midis Serbisë dhe Kosovës “Mirëdina, Dobardan”.

Festivali do të mbahet nga data 31 maji deri me 6 qershor dhe është organizuar në partneritet mes OJQ’ve të Prishtinës dhe Beogradit.

Festivali është financuar nga fondi për mbështetje te shoqërisë civile nga Gjermania dhe vendet e tjera eropiane.

Ish presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, do të bëjë promovimin e një libri i cili paraqet dhunën ndaj femrës gjatë luftës së fundit në Kosovë.