Jahjaga fjalim në kuadër të Konventës Demokratike në SHBA

Jahjaga fjalim në kuadër të Konventës Demokratike në SHBA

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është duke vazhduar qëndrimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe në kuadër të saj, ajo do të jetë një nga folëset në panelin e organizuar nga Instituti Kombëtar për Demokraci NDI.

Në të njëjtin panel, siç transmeton Insajderi, do të jetë edhe ish-Sekretaren Amerikane te Shtetit, Madeleine Albright.

NDI organizon cdo vit në kuadër të Konventës Demokratike organizon Forumin e Liderëve, në të cilin marrin pjesë liderët më të njohur botëror.

Jahjaga është takuar me Albright dhe sipas një postimi në Facebook, me të ka biseduar për sfidat me të cilat po përballet Kosova dhe nevojën për mbështetje dhe prani të vazhdueshme amerikane në Kosovë dhe rajon.

“Reformat në Kosovë mbesin qenësore për zhvillimin demokratik të vendit dhe për forcimin e orientimit dhe perspektivës euroatlantike të Kosovës. Kam nderin që në kuadër të Konventës Demokratike në SHBA, nesër jam e ftuar të marr pjesë në panelin e njëjtë me zonjën Albright, për të diskutuar sfidat me të cilat gratë përballen në politikë.”, shkruan Jahjaga./Insajderi.com