Ja si e justifikon Pato rrogën 6 milionë € në sezon në Kinë [video]

Ja si e justifikon Pato rrogën 6 milionë € në sezon në Kinë [video]

Alexandre Pato ishte në fushë për Tianjin Quanjian në sfidën e Super League kineze me Shanghai Shenhua të shtunën – dhe ishte një ndeshje për t’u harruar për brazilianin.

Ndeshja përfundoi 1:1, miqve iu akordua një penallti kontroverse që e merr përsipër ish-sulmuesi i AC Milan.

Siç mund ta shihni edhe në video, 27 vjeçari duket plot vetëbesim përpara se të marrë vrull për të goditur penalltinë. Por ai nuk arrin ta shfrytëzojë mundësinë duke goditur topin mbi traversë.

Gjithsesi një njeri që u lumturua nga penalltia e humbur e Patos ishte mesfushori i Shanghai Shenhua Sun Shilin, i cili qeshte në dëm të fatkeqësisë së sulmuesit, shkruan Telesport.

Pasi shkoi drejt brazilianit, ai i tregon gishtin e madh përpara fytyrës. Pato bën mirë duke e injoruar kinezin, duke mos rrezikuar të ndëshkohej me karton. /Insajderi.com