Gjithkush përpiqet të jetë një njeri i madh, i sjellshëm, i dashur dhe i ndjeshëm. Por, për disa njerëz, ky nuk është gjithmonë rasti. Ekzistojnë shumë sjellje apo �" />

Ja se si bëheni antipatikë për të tjerët, pa e kuptuar as vetë

Ja se si bëheni antipatikë për të tjerët, pa e kuptuar as vetë

Gjithkush përpiqet të jetë një njeri i madh, i sjellshëm, i dashur dhe i ndjeshëm. Por, për disa njerëz, ky nuk është gjithmonë rasti. Ekzistojnë shumë sjellje apo ‘zakone të këqija’, që njerëzit kanë dhe i bëjnë ata të duken jotërheqës, të bezdisshëm, apo dikush të cilin asnjeri nuk dëshiron të ketë në krah. Disa nga këto karakteristika të dëmshme po i paraqesim më poshtë, dhe nëse  ndodh që të kuptoni se mishëroni ndonjërën prej tyre, hiqni dorë urgjentisht prej saj! Pasi ta bëni këtë, mund të zbuloni se rrethi juaj i miqve është zgjeruar.

1. Ju jeni të vetë-mjaftueshëm

Shumë njerëz e bëjnë këtë pa e kuptuar. Ju përqëndroheni vetëm tek vetja, flisni vetëm për veten, dhe shpesh nuk e vrisni mendja se çfarë kanë për të thënë të tjerët përreth jush. Mendoni se ju jeni i vetmi që keni rëndësi. Nëse ky jeni ju, është koha të ndryshoni. Askush nuk dëshiron të jetë mik me dikë që kujdeset vetëm për veten e tij.

2. Përqëndroheni mbi pamjen e jashtme, duke shpërfillur atë që është brenda

Çuditërisht, bukuria e vërtetë vjen nga brendia e zemrës, trupit dhe shpirtit tuaj. Pamja juaj fizike nuk është diçka që ka një rëndësi më të madhe, por njerëzit me sjellje të shëmtuara mendojnë se bukuria e jashtme është më e rëndësishme se gjithçka tjetër. Hidhni një sy pasqyrës – thellohuni brenda vetes – dhe mund të shihni se çfarë fshihet nën pamjen e jashtme. Një person i shëmtuar. Përveçse, nëse ndryshoni mënyrën tuaj të të menduarit.

3. Jeni gjithmonë në garë

A jeni personi që duhet të jetë më i mirë se të gjithë të tjerët, shohë më shumë, bëjë më shumë? Nëse është kështu, jeni një person antipatik. Ju duhet të kujdeseni më shumë për miqtë tuaj, dhe t’i lejoni ata të kenë momentin e tyre të kënaqësisë. Nëse ata mposhtin frikën nga lartësia dhe ngjiten 4 metra diku, mos u thoni:”Kjo është e gjitha? Unë jam ngjitur 12 metra!” Në vend të kësaj thoni “Uau! Kjo është e jashtëzakonshme. Jam vërtet krenar për ty”.

4. Ju i shihni shokët tuaj si armiq

Njerëzit që shihet si jotërheqës, janë shpesh në përplasje me miqtë e tyre. Në vend të veprimit së bashku, dhe të qënit realisht në gjendje për t’u kujdesur për të tjerët, ju jeni gjithmonë duke i kthyer shpinën, dhe i lënduar ata. Miqtë nuk janë armiqtë tuaj. Ata janë aleatët tuaj.

5. Mania për të nxjerrë gjithmonë në pah rëndësinë tuaj

Jeni padyshim një person jotërheqës, kur pyesni vazhdimisht pse të tjerët nuk iu cilësojnë aq të rëndësishëm sa ju mendoni. Për shembull, dy shokët e tu shkuan diku pa ju – kjo nuk ka rëndësi për ta – por për ju po. Jepini fund kësaj sjellje. Ata janë ende miqtë tuaj, dhe jeta e tyre nuk do të ndalet kur ju të mos jeni në krah të tyre.

6. Ju jeni shefi

Në një grup shokësh, të gjithë duhet të jenë në një fushë të barabartë loje. Nëse jeni ju ai qe merr gjithmonë vendimet, keni vazhdimisht nevojë të jeni në krye, apo përpiqeni të kontrolloni se çfarë janë duke bërë të tjerët, jeni duke vepruar në një mënyrë të shëmtuar.

7. Jeni të pandershëm

Kur vjen puna për të qenë një mik i madh, apo dikush që të tjerët duan ta kenë në krah, duhet të jeni i sinqertë. Shumë njerëz që kryejnë sjellje të shëmtuara janë shpesh të pandershëm, gënjejnë mbi çdo gjë, hetojnë mbi çdo pyetje që ngrihet rreth tyre, dhe se si ata ndjehen vërtet në lidhje me gjëra të ndryshme. Po, ndershmëria është politika më e mirë.

8. Jeni të vrazhdë

Nëse jeni personi që është shpesh i pasjellshëm, ofendues, apo vë në siklet miqtë tuaj me komentet e vrazhda në publik, qepeni. Nuk jeni personi që njerëzit do të donin të kishin në krah. Ka raste kur nuk pajtoheni me dikë, apo shihni diçka që nuk dëshironi, por nuk ka asnjë justifikim për shkaktimin e një skene të shëmtuar, për shkak se jeni duke bërë që të gjithë të shohin sjelljen tuaj të tmerrshme, dhe se ata nuk janë duke parë atë që shihni ju.

9. Jeni të pagjindshëm për miqtë, dhe vareni akoma nga të tjerët

A ndodheni atje kur miqtë ju kërkojnë ndihmë? Apo jeni gjithmonë të zënë, kur dikush ka nevojë për ju? Nëse jeni personi ku askush s’mund të mbështetet tek ju, kjo është një nga cilësitë më të shëmtuara në një miqësi. Ngjashëm, nëse jeni ai që gjithmonë thërret të tjerët për ndihmë, por nuk ofron të vetën kur ata kanë nevojë, kjo është një tjetër cilësi e shëmtuar, të cilën askush nuk e dëshiron tek një mik.

10. Jeni gjithmonë negativë

Pesimizmi nuk është një cilësi tërheqëse. Nëse hidhni poshtë çdo gjë, apo i shihni situatat në një dritë negative, përpiquni dhe ndryshoni sjelljen tuaj. Askush nuk dëshiron të jetë mik me dike, që vazhdimisht sheh anën negative në vend të asaj pozitive të gjërave. /HuffPost-bota.al