Ja sa qytetarë dolën për votime në Prishtinë deri në orën 11:00

Ja sa qytetarë dolën për votime në Prishtinë deri në orën 11:00

Në komunën e Prishtinës deri në orën 11:00 kanë dalë gjithsej 23 mijë e 542 votues apo 12.52 për qind e votuesve.

Ndërsa, të drejtë vote në kryeqytet kanë gjithsej 188 mijë e 341 persona.

Ndërsa, komuna e cila prin me pjesëmarrjen në votime në Kosovë është ajo e Mamushës, me ç`rast atje deri më tani kanë dalë 23,48% e qytetarëve  me të drejtë vote.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor, pas Mamushës, ,Komuna e Kllokotit ka po ashtu dalje më të madhe me 21,25%, Leposaviqi me 18,45%, Shtërpca 15,44%, Mitrovica Veriore  me 15,25%.