BE-ja po mendon për rrjetin 5G

BE-ja po mendon për rrjetin 5G

Bashkimi Evropian kërkon ta bëjë teknologjinë e gjeneratës së pestë të telekomunikacionit të disponueshme anembanë bllokut, duke pasur lidhje “wireless” falas në çdo qytet dhe vend publik, brenda dekadës së ardhshme.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker tha të mërkurën se ekzekutivi i BE-së synon të përhapë teknologjinë 5G brenda vitit 2025, duke thënë se ky zhvillim do të krijonte rreth dy milionë vende pune në mbarë Evropën.

Ai iu drejtua ligjvënësve, duke thënë se çdo qytet evropian dhe çdo shesh i rëndësishëm apo vend publik duhet të ketë qasje falas në internetin pa kabllo, të paktën deri në vitin 2020.

Juncker bëri thirrje për më shumë investime në internetin e shpejtësisë së lartë, duke shtuar se “bizneset duhet të planifikojnë investimet e tyre në Europë për 20 vitet e ardhshme”.