BE-ja ndan 2 milionë euro për projektet ndërkufitare të Kosovës dhe Malit të Zi

BE-ja ndan 2 milionë euro për projektet ndërkufitare të Kosovës dhe Malit të Zi

Ministria e Financave të Malit të Zi tha se një total prej 10 milion eurove do të ndahen në kuadër të marrëveshjes për partneritet dhe bashkëpunim ndërkufitar me Kosovën në kuadër të projektit “IPA 2014-2020”.

Projekti “IPA” i qeverisë malazeze me atë kosovare ka filluar nga viti 2010 dhe 2 milion euro pritet të huazohen nga Bashkimi Evropian, ka bërë të ditur sot ministri i Integrimeve të Malit të Zi, Aleksandar Pejoviq, njofton SeeNews.

“Programi u jep mundësi Malit të Zi dhe Kosovës që të përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve të zonave të tyre kufitare”, tha Pejoviq gjatë një konference të organizuar nga qeveria malazeze.

Në takim konferencë foli edhe zëvendësministri kosovar Ministrisë së Pushtetit dhe Administrimit Lokal , Bajram Gecaj.

“Objektivi kryesor i programit është të përmirësojë kushtet e jetesës së qytetarëve të të dyja palëve, Kosovës dhe të Malit të Zi”, tha Gecaj. /Insajderi.com