BE: Partitë parlamentare të veprojnë me përgjegjësi, Kuvendi të konstituohet

BE: Partitë parlamentare të veprojnë me përgjegjësi, Kuvendi të konstituohet

Pas dështimit të vazhdimit të seancës së sotme, komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje që të konstituohet sa më shpejt Kuvendi i Kosovës.

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian, Angelina Eichhorst, ka porositur deputetët që të veprojnë me përgjegjësi dhe ta kryejnë procesin e lënë në gjysmë.

“Edhe sot nuk pati progres. Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet. Partitë parlamentare duhet të veprojnë me përgjegjësi, t’i përmbushin obligimet ligjore e kushtetuese”, tha Eichhorst në një reagim në Twitter.

Edhe një ditë më parë, shtetet që përbëjnë QUINT-in kërkuan nga deputetët e Kuvendit që të mos i bojkotojnë seancat dhe të gjejnë zgjidhje për të dalë nga bllokada.