Ja edhe sa gola i duhen Ronaldos për ta arritur Messin [Foto]

Ja edhe sa gola i duhen Ronaldos për ta arritur Messin [Foto]

Cristiano Ronaldo më në fund ka rigjetur golin në La Liga.

Ylli i Real Madridit, realizoi në fitoren prej 3:2 ndaj Malagas, në xhiron e 13-të të La Ligas.

Ky ishte vetëm goli i dytë këtë edicion për Ronaldon në kampionatin spanjoll, derisa i janë dashur nëntë ndeshje.

Kurse, Leo Messi kryeson me 12 gola, pas 12 ndeshjeve të luajtura, me bilanc një gol për ndeshje.

Argjentinasi poashtu renditet i shtati në listën e asistimeve, me gjithsej 3 asiste.

Më poshtë keni listën e top golashënuesve dhe asistuesve në La Liga këtë edicion. /Insajderi