BE-ja e vendosur: Liria e lëvizjës me Britaninë, e panegociushme

BE-ja e vendosur: Liria e lëvizjës me Britaninë, e panegociushme

Liderë të Bashkimin Evropian kanë paralajmëruar Britaninë e Madhe që duhet të respektoj principet e lëvizjes së lirë në qoftë se dëshiron të ketë qasje në tregun e BE-së pas daljes nga organizata.

Sipas asaj që shkruan BBC, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka deklaruar që Britania e Madhe “nuk mund të zgjedh diçka e të lërë diçka tjetër”.

Njëkohësisht edhe liderët francez dhe gjerman kanë bërë të ditur që liria e lëvizjes është e panegociueshme.

Këto deklarata vijnë pas një samiti në Bruksel pa prezencën e Britanisë, i pari ky pas më shumë se 40 vitesh. /Insajderi.com