“BE-ja dëshiron një lider të nënshtruar”

“BE-ja dëshiron një lider të nënshtruar”

Hulumtuesja e ‘Sciences Po‘ në Qendrën kërkimore ndërkombëtare (CERI) të lidhur me Universitetin Sciences Po një nga universitetet kryesore në fushën e shkencave politike të Francës, Jana Jabbour thotë se evropianët vazhdojnë të mohojnë vendin që Turqia meriton në arenën ndërkombëtare. Ajo tha se “Bashkimi Evropian në Lindjen e Mesme kërkon një lider të nënshtruar dhe jo një lider të fortë që di ti thotë jo perëndimit”.

Jabbour, shkrimtarja e librit “Turqia: Shfaqja e një diplomacie të ndryshme” është prononcuar për gazetarin e Anadolu Agency (AA) lidhur me marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së.

Duke vënë në dukje se tensionet mes Turqisë dhe BE-së kanë nisur që nga momenti kur partia AK ka ardhur në pushtet, Jabbour tha se “Evropianët kanë keqkuptuar kërkesat dhe qëllimet e Turqisë”.

Pasi ka nënvizuar se janë të gabuara mendimet e BE-së rreth Turqisë, Jabbour ka thënë më tej: “Ajo që Turqia dhe Partia AK dëshirojnë janë që vendi i tyre të gjejë vendin e merituar në arenën ndërkombëtare dhe të shihet si një partner i barabartë. Evropianët vazhdojnë të mohojnë vendin që Turqia meriton në arenën ndërkombëtare dhe vazhdojnë ta shohin presidentin Erdoğan si një president autoritar dhe islamist, por edhe ajo që Turqia dëshiron është vetëm që të njihet fuqia që vendi i tyra ka. Evropianë këtë nuk duan ta kuptojnë”.

“BE-ja dëshiron një lider të nënshtruar”

“Bashkimi Evropian në Lindjen e Mesme kërkon një lider të nënshtruar dhe jo një lider të fortë që di ti thotë jo perëndimit”, deklaroi Jabbour duke vënë në dukje se ndjekja e një politike kundër Turqisë nga Gjermania duhet të diskutohet në pikëpamjen e marrëdhënieve mes BE-së dhe Turqisë.

Jabbour, ka bërë të ditur se me afrimin e zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani, orientimi politik kundër Turqisë nga Kancelarja gjermane Angela Merkel është plotësisht një propagandë zgjedhore.

Më tej pasi ka shpjeguar se liderët evropianë mendojnë se mund të fitojnë vota në zgjedhje me kundërshtimet ndaj Turqisë, Jaboour tha se “Shumë presidentë të shteteve evropiane, përfshirë edhe Merkelin nuk e pranojnë që Erdoğan të thotë jo dhe të kundërshtojë perëndimin”.

Ajo ka cekur edhe qëndrimin e presidentit francez Emmanuel Macron në lidhje me Turqinë, i cili ka deklaruar se nuk është kundër negociatave të anëtarësimit të Turqisë në BE sepse kanë nevojë për Turqinë në çështjet për luftën kundër terrorizmit dhe për problemin me refugjatët.

Gjithashtu Jabbour, tha se Macron është më pragmatik se Merkel.

“Erdoğan, lider që ndodhet pranë të shtypurve”

“Presidenti i Turqisë Erdoğan është më i pranishëm në arenën ndërkombëtare në krahasim me vitet e mëparshme. Ai ka luajtur rol aktiv në të gjitha samitet e G20-ës dhe se Turqia i kushton rëndësi rajoneve të Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Amerikës Latine”, u shpreh Jabbour.

Jabbour theksoi se “Erdoğan, është në lider i cili ndodhet pranë muslimanëve të shtypur në botë”.

“Prandaj, ai mbron të drejtat e popullit palestinez. Dhe së fundmi ka ndihmuar muslimanët e Arakanit. Mbështetja për të shtypurit dhe fjalimet e Erdoğanit në të cilat kritikon sistemin global e shqetësojnë BE-në sepse Erdoğan me këto fjalime tregon se është një lider që mbron të drejtat e njerëzve dhe në këtë mënyrë rrit prestigjin e Turqisë”, tha Jabbour.