Ja cila është kostoja e vërtetë e Iphone X

07.11.2017 21:58
 Ja cila është kostoja e vërtetë e Iphone X

Iphone X në të vërtet nuk kushton aq sa e shet kompania.

Një analizë e “Tech Insights” ka dalë në përfundimin se modeli i ri i Apple ka një kosto prodhimi prej 357.5 dollarë dhe me çmimin prej 999 dollarësh, fitimi i kompanisë është 64%.

iPhone X doli në shitje të premten dhe ka pasur shumë kërkesa për të Apple nuk ka pranuar të komentojë mbi këtë analizë të “Tech Insight”. Qindra persona qëndruan në radhë të gjata në Sidnej para dyqaneve të Apple, për të qenë të parët në botë që blinin iPhone X e ri. Skenat ishin thuajse të njëjta me frenezinë e klientëve në daljet në treg të versioneve të mëparshme të iPhone-t, por jo me ato më të fundit.

Dyqani i Apple në Sidnej u hap pak orë pasi kompania publikoi rezultatet e 4-mujorit të radhës me parashikime premtuese për të ardhmen, duke zbutur shqetësimet për problemet me prodhimin e telefonave dhe duke çuar aksionet në nivelet më të larta të arritura deri më tani pas hapjes së bursave.